Mudryk dënohet me 4 vite pezullim
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mudryk dënohet me 4 vite pezullim
New Project - 2026-04-29T141733.657
29/04/2026 - 17:19
Linku u kopjua

Mykhailo Mudryk është dënuar zyrtarisht me katër vite pezullim nga FA pas rezultimit pozitiv në testet anti-doping në fund të vitit 2024.

Sulmuesi ukrainas, i cili u transferua në Londër për një shifër që mund të shkonte deri në 89 milionë paund, nuk ka luajtur asnjë minutë që nga dhjetori i vitit 2024 dhe tashmë rrezikon mbylljen e parakohshme të karrierës te "Blutë", të cilët po konsiderojnë shkëputjen e kontratës.

Ndonëse rasti ka kaluar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) pas apelimit të lojtarit, situata mbetet e zymtë për 25-vjeçarin, ndërsa Chelsea ka ecur përpara duke ia dhënë numrin 10 Cole Palmer-it dhe duke ndryshuar dy trajnerë që nga periudha kur Mudryk ishte aktiv në fushë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026