Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të ngjallin rivalitetin e tyre në një ndeshje në vitin e ardhshëm, ndeshje kjo e cila po cilësohet të jetë si “kërcimi i fundit” i dyshes.
Dy lojtarët më të mirë të gjeneratës së tyre janë përballur mes vete në dy dekadat e fundit, duke fituar tituj të shumtë, përfshirë 13 Topa të Artë së bashku, raporton KosovaPress.
Messi përcolli rivalin e tij më të madh këtë verë, duke u larguar nga futbolli evropian dhe u transferua te skuadra amerikane Inter Miami.
Por, tani është konfirmuar që Ronaldo dhe Messi do të përballen sërish në një ndeshje në Arabinë Saudite vitin e ardhshëm.
Ndeshja është caktuar të zhvillohet në muajin shkurt, ndërsa data ende nuk është caktuar.