Me qëllim të avancimit të shërbimeve shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë njofton se ka hapur tenderin për furnizim me pajisje mjekësore për klinikat e QKUK-së.
Sipas kësaj ministrie, vlera e projektit është 1 milion e 920 mijë euro, ndërsa janë planifikuar investime në Klinikën Obstetrike Gjinekologjie, ku parashihet furnizimin me pajisje mjekësore për Fetilizim të Asistuar Mjekësor (FAM), si dhe furnizimin me instrumente dhe inventar medicinal për sallën e IVF. Me pajisje mjekësore do të furnizohen edhe Klinika e Gastroenterelogjisë me Hapatologji, Klinika e Urologjisë dhe Klinika e Kardiologjisë sipas planifikimeve të SHSKUK- së.
Nga kjo ministri thonë po ashtu se: “Zotimet e Qeverisë së Kosovës për shëndetësinë publike po realizohen siç janë planifikuar me buxhetin e vitit 2023. Ky është buxheti më i madh i bërë ndonjëherë për sektorin e shëndetësisë në vendin tonë”.