Mourinho shkon me biçikletë në seancat stërvitore të ekipit në Austri
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Trajneri Jose Mourinho u pa derisa po shkonte me biçikletë nga hoteli deri te terreni stërvitor.

Seanca stërvitore, e cila ishte e hapur për shtypin për gjysmë ore e parë nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho në qytetin Bad Waltersdorf filloi me ngrohje.

Stërvitja ka vijuar me ushtrime koordinuese, më pas me punë taktike me top.

Në stërvitje kanë marrë pjesë edhe Dominik Livakovic dhe Sebastian Szymanski, të cilët janë kthyer nga ekipet kombëtare.

Fenerbahçe do të vazhdojë përgatitjet me seancën e dytë stërvitore të ditës në mbrëmje.

Pas seancës stërvitore duke folur për gazetarët, Jose Mourinho theksoi rikthimin gradual të lojtarëve, duke theksuar se Livakovic dhe Szymanski kishin seancën e tyre të parë dhe Soyuncu preku topin për herë të parë.

Mourinho shtoi gjithashtu se lojtarët turq po kthehen nga Euro 2024 dhe ai pranoi sfidën e menaxhimit të programeve të lojtarëve për shkak të suksesit të tyre në Euro, veçanërisht performancës së Turqisë. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024