Mourinho: "Nuk ka festë, Roma ende lart e poshtë"
Lexohet për: 2 min.
Jose Mourinho
1 vit më parë
Linku u kopjua

Trajneri i Romës Jose Mourinho ka folur për DAZN pas fitores kundër Udineses 3:1.

Ai ka thënë se pavarësisht fitores, në skuadër nuk ka vend për festë.

“Ne jemi ende një ekip që shkojmë herë lartë e herë poshtë. Disa ditë jam i befasuar në mënyrë negative. Duket se ne duam të mposhtim rekordin për pikët e arritura në minutat e fundit. Pas golit të parë, ju mund të ndjeni brishtësinë e kundërshtarit. Këtu na u desh ta mbyllnim atë," tha ai.

Për ata që e pyesin nëse Roma e parë me Azmoun, Dybala dhe Lukaku ishte një ekip i ripërsëritshëm, ai u përgjigj:

"Është pak e pa balancuar vetëm, sepse natyra e Paulo dhe Azmoun nuk është e disiplinës së madhe dhe aplikimit në mbrojtje. Azmoun është një profili i një lojtari që dua, por ende i mungon diçka për të qenë lojtari im," tha ai.

Më në fund duke iu rikthyer konceptit të një "grupi banditësh" për të cilën kishte folur në prag ai konkludoi: "Ti lind bandit, nuk bëhesh. Për shembull, unë kam lindur atje si bandit futbolli." /ANSA

Skuadra e Mourinhos mposht pa probleme Udinesen - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024