Motoristët nga Serbia me mbishkrime provokuese nisen drejt Kosovës
Lexohet për: 1 min.
Jarinje
1 vit më parë
Linku u kopjua

Motoristë nga qytete të ndryshme të Serbisë janë nisur sot në drejtim të Kosovës.

Burime të KosovaPress-it, bëjnë të ditur se ata po vijnë në emër të një  ‘aksioni humanitar’ ku do të sjellin mjete financiare për disa familje në nevojë, si dhe për rinovimin e kishës së Zveçanit.

Sipas këtyre burimeve, në kolonën e motoristëve nga Serbia, nuk mungojnë flamujt serb dhe mbishkrimet ‘Kosova është djep i Serbisë’.

Mësohet se ata do të arrijnë në kufirin e Jarinjes rreth mbrëmjes.

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës tashmë veç ndodhen afër Jarinjes, ndërsa nuk dihet nëse motoristët do të lejohen të hyjnë në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024