Moti sot
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Moti sot
MOTI
23/02/2026 - 07:02
Linku u kopjua

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri -1°C, ndërsa, temperaturat maksimale nga 9 deri 13°C, raporton KosovaPress.

Era kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-4m/s.

Kjo javë do të karakterizohet me mot kryesisht stabil dhe temperatura tipike pranverore.

Përjashtim bën dita e martë, kur mbi territorin e vendit parashihen vranësira më të dendura, të cilat vende-vende mund të sjellin riga shiu me intensitet të ulët.

Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta, me ngrica të dobëta dhe paraqitje të mjegullës në disa zona, kryesisht në viset kodrinore-malore.

Temperaturat minimale gjatë javës pritet të lëvizin ndërmjet -4°C dhe 2°C, ndërsa maksimalet e ditës do të sillen nga 6°C deri në 14°C.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026