Temperaturat e larta që po mbretërojnë tash e disa ditë në vendin tonë, kanë bërë që të vërehet edhe mungesa e ujit të pijës në Pejë, Rahovec, Prishtinë, si dhe në disa fshatra.
Banorët e këtyre zonave kanë njoftuar se kanë mungesa të ujit, megjithatë zyrtarët e Kompanive Rajonave të Ujsjellësit, kanë dhënë arsyjet e veta.
"Në Pejë dhe fshatra ka probleme me ujë. Ujë ka vetëm natën, e prej orës 06:00 deri në 18:00 në mbramje e ndalin. Këtë problem e kemi që sa javë", tha njëri nga banorët.
Kompania e ujësjellësit “Hidrodrini”, në Pejë i ka thënë KosovaPress-it, se njëra nga arsyet e mungesës së ujit të pijshëm, është moti i nxehtë.
E zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku është shprehur se janë në dijeni që mungon furnizimi me ujë në disa zona të larta urbane e rurale, por kjo nuk po ndodh për shkakun e kompanisë.
KRU “Prishtina”, gjithashtu ka dhënë disa këshilla se çka duhet të bëjnë qytetarët për të ndaluar keqpërdorimin e ujit.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...