Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të premten moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor.
Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit me shpejtësi 1-4m/s.
Tutje thuhet se personat me sëmundje kronike duhet t’iu shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë, rroba me ngjyrë të lehta.
Në komunikatë kërkohet kujdes i veçantë edhe prej pjesëmarrësve në komunikacion, pasi sipas IHMK ky mot me vapë shkakton shqetësime, dobëson reflekset e ngasjes, gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin. Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm.
Vala e të nxehtit që pritet të dominojë ditëve në vijim mund të ndikojnë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve dhe sidomos të grupeve të cenueshme.
Periudhat e zgjatura me temperatura të larta gjatë ditës dhe natës krijojnë stres të grumbulluar në trupin e njeriut dhe rrisin rrezikun e sëmundjes dhe vdekjes nga ekspozimi ndaj nxehtësisë.
Këshillat dhe ndërhyrjet praktike në nivel individual, por edhe në nivel të komunitetit dhe institucioneve, mund të shpëtojnë jetë.
Çfarë veprimesh duhet të ndërmerren për t’u mbrojtur nga nxehtësia?
Shmangni të dilni jashtë dhe të bëni aktivitete të rënda gjatë kohës më të nxehtë të ditës .
Qëndroni në hije . Mos harroni se temperaturat e perceptuara në diell mund të jenë 10-15 ˚C më të larta .
Jini të vetëdijshëm për rrezikun .
Qëndroni të informuar për paralajmërimet zyrtare rreth temperaturave të larta.
Përdorni ajrin e natës për të ftohur shtëpinë tuaj duke hapur dritaret në mbrëmje kur temperatura e jashtme është më e ulët se ajo e brendshme .
Gjatë ditës kur temperaturat e jashtme janë më të larta se ato të brendshme, mbyllni dritaret dhe mbulojini ato me perde apo materiale që pengojnë rrezet e diellit të hyjnë drejtpërdrejt brenda.
Përdorni ventilatorë elektrikë vetëm kur temperaturat janë nën 40 ˚C.
Nëse përdorni ajër të kondicionuar, vendosni termostatin në 27 ˚C dhe ndizni një ventilator elektrik - kjo do ta bëjë dhomën të ndjehet 4 ˚C më e ftohtë . Gjithashtu mund të kursejë deri në 70% në faturën tuaj të energjisë elektrike për ftohje .
Mbajeni trupin tuaj të freskët dhe të hidratuar
Përdorni veshje të lehta dhe të lirshme, kryesisht nga pambuku.
Lagni lëkurën tuaj duke përdorur një leckë të lagur, spërkatje ose veshje të lehta të lagura.
Pini ujë rregullisht ( 1 gotë ujë në orë dhe të paktën 2-3 litra në ditë).
Mbroni foshnjat dhe fëmijët
Asnjëherë mos i lini fëmijët ose kafshët në automjete të parkuara për asnjë kohë, pasi temperaturat mund të rriten shpejt në mënyrë të rrezikshme.
Hija mund të zvogëlojë nxehtësinë që ndjeni me më shumë se 10 °C.
Mos e mbuloni kurrë një karrocë / karrocë fëmijësh me pëlhurë të thatë – kjo e bën atë më të nxehtë brenda karrocës. Në vend të kësaj, përdorni një leckë të lagur, të hollë dhe lagni sërish sipas nevojës për të ulur temperaturën.
Ndiqni udhëzimet për ta mbajtur shtëpinë tuaj të freskët për të mbajtur një temperaturë të sigurt të brendshme.