Moti javën e ardhshme, pritet borë në viset e larta malore
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Moti javën e ardhshme, pritet borë në viset e larta malore
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbretërojë mot i ndryshueshëm, me temperatura minimale minus katër gradë Celsius dhe maksimalet deri në 12 gradë Celsius.

Ditën e hënë do të mbretërojë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në ultësira parashihet mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius,  ndërsa maksimalet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Të martën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore dhe vende-vende me mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 8-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

Të mërkurën do të mbretërojë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.

Ditën e enjte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit të mesëm deri të lartë. Në viset e larta parashihen reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 8-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindjes.

Vikendi parashihet me ulje të përkohshme të temperaturave dhe me ngrica, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024