Moti gjatë javës së ardhshme kryesisht me diell
Lexohet për: 2 min.
DSC01731
1 vit më parë
Linku u kopjua

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të javës që vjen do të mbaj mot kryesisht me diell dhe stabil.

Sipas institutit, të hënën do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor.

“Të martën –Mot i ngjashëm , me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike, në mesditë temperaturat minimale  do të jenë më të ulëta për 4-6 gradë se dita e hënë, në mëngjes parashihen ngrica të dobëta. E mërkurë- Mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Mëngjesi sikur edhe ditët tjera do të jetë me ngrica të dobëta , ndërsa  gjatë ditës grafiku i temperaturave do të rritet. E enjte- Mot me diell dhe vranësira më të theksuara se ditën e mërkurë. Temperaturat maksimale do të ulën për1-3 gradë, ndërsa minimalet mbeten konstante. E premte- Edhe dita e premte mbetet me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike, përpos që minimalet do të rriten për  3 gradë , ndërsa maksimalet mbeten të ngjashme. Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperendimi e lehtë deri mesatare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025