Alvaro Morata është objektivi kryesor i Milanit për sulmin dhe sipas “La Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë i kanë ofruar kapitenit të Spanjës një kontratë prej katër milionë eurosh në vit.
Milani është jashtë garës për të transferuar Joshua Zirkzeen dhe Morata është bërë objektivi kryesor për të forcuar sulmin, raporton KosovaPress.
Milani i ka ofruar spanjollit një kontratë trevjeçare me vlerë prej katër milionë euro në sezon.
Morata ka dy vjet të mbetura në kontratën e tij me Atletico Madridin, por marrëveshja përfshin një klauzolë lirimi prej 13 milionë eurosh, të cilën Milani është i gatshëm ta aktivizojë.
Në të njëjtën kohë, Morata tha në një intervistë të fundit me “El Mundo” se ai është më i lumtur jashtë Spanjës, duke sugjeruar se koha e tij me Atletico Madrid mund të përfundojë pas Euro 2024.