Morata e konfirmon se po transferohet te Milani (VIDEO)
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Alvaro Morata u ka thënë lamtumirë bashkëlojtarëve të Atletico Madridit dhe ka konfirmuar se do të nënshkruajë për Milanin.

Milani vendosi të aktivizojë klauzolën e lirimit prej 13 milionë eurosh në kontratën e tij dhe ai pritet t'i nënshtrohet testeve mjekësore në Madrid të mërkurën, më 17 korrik, raporton KosovaPress.

Pas festimeve për fitoren në EURO 2024, ku Morata ishte kapiteni i Spanjës dhe mbajti trofeun në qiell në Berlin pasi mundi Anglinë 2:1, sulmuesi vizitoi terrenin stërvitor në Madrid për të zbrazur dollapin e tij.

Gjatë daljes nga terreni stërvitor, ai ndaloi në makinën e tij për të folur me gazetarët e “Diario AS” dhe rrëfeu se do t'i bashkohej Milanit.

“Më duhet ende të kaloj testet mjekësore, por po”, tha Morata.

Ai gjithashtu foli me “Cadena Cope” në terrenin stërvitor.

“U thashë lamtumirë shokëve të skuadrës. Për mua ishte e rëndësishme t'i falënderoja për gjithçka, pasi më kanë ndihmuar gjithmonë. Falënderova edhe menaxherin, Miguel Angel Gil, Carlos Bucero, Andrea Berta… Ka pasur shumë momente kur nuk kam kaluar mirë. Kur jeni në një vend ku, për arsye të ndryshme, nuk mund të jepni 100 për qind, ky opsion është më i mirë për të gjithë. Unë nuk dua të gënjej. Për mua, fitimi i një titulli me fanellën e Atletit është si ngritja e Kupës së Evropës. Kam veshur logon e Atletico Madridit në mbathjet e mia gjatë gjithë atij turneu”, tha Morata.

Diario AS on X: "? AS y COPE hablan con @AlvaroMorata tras despedirse de sus compañeros en Los Ángeles de San Rafael "¿Camino a Milán? Tengo que pasar el reconocimiento médico pero SÍ" ? Chema Díaz ✍️@PatriciaCazon ▶️ https://t.co/X0FieOnu8d https://t.co/3Ea5PK8kbJ" / X

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024