Monza-Roma, formacionet zyrtare
Lexohet për: 1 min.
10-fz
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Brianteo” do të jetë nikoqir i ndeshjes interesante mes Monzas dhe Romas, e vlefshme kjo për xhiron e 27 të Serie A.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin italian, Monza e mposhti 2:0 Salernitanan, kurse Roma fitoi 3:2 kundër Torinos, raporton KosovaPress.

Momentalisht, Roma zë vendin e gjashtë në tabelë në kuotën e 44 pikëve, krahas Monzas që renditet në vendin e 11 me 36 pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Monza mungojnë Caprari, Papu Gomez dhe Vignato, kurse te Roma nuk do të paraqiten Abraham dhe Llorente.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Monza (4-2-3-1): Di Gregorio; Carboni, Caldirola, Mari, Birindelli; Bondo, Gagliardini; Dany Mota, Pessina, Colpani; Djuric

AS Roma (4-3-3): Svilar; Cristante, Mancini, Ndicka, Angelino; Kristensen, Paredes, Pellegrini; Dybala, Lukaku, El Shaarawy

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024