Monza “kafshatë e lehtë” për Romën e De Rossit
Lexohet për: 1 min.
17-Monza
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Skuadra e Romës po e vazhdon shkëlqimin nën urdhrat e legjendës së klubit dhe trajnerit, Daniele De Rossi.

Roma regjistroi sot fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit, duke e mposhtur skuadrën e Monzas, raporton KosovaPress.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Brianteo”, Roma e mposhti Monzan si mysafire me shifrat 4:1.

Golat për “Giallorossët” i shënuan Pellegrini (minuta e 38’), Lukaku (minuta e 42’), Dybala (minuta e 63’) dhe Leandro Paredes (minuta e 82’), kurse golin e nderit te Monza e shënoi Andrea Carboni në minutën e 87’.

Me pikët e reja, Roma ngjitet në kuotën e 47 pikëve në vendin e pestë, vetëm një pikë larg top 4, ose vendit të katërt, ku gjendet Bologna.

Në anën tjetër, Monza zë vendin e 11 me 36 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 4:1 në favor të Romës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024