Momenti kur portieri i Lazios shënon në minutën e 95’ ndaj Atleticos (VIDEO)
Lexohet për: 1 min.
3-Momenti
1 vit më parë
Linku u kopjua

Rikthimi i Ligës së Kampionëve mbrëmë u përcoll me emocione të shumta, veçanërisht në ndeshjen mes Lazios dhe Atletico Madridit.

Atletico Madridi ishte në avantazh 1:0 me golin e Pablo Barrios, i cili shënoi për 1:0, raporton KosovaPress.

Skuadra e Simeones ishte disa sekonda larg fitores mbrëmë, por portieri i Lazios, Ivan Provedel vendosi të ishte heroi i italianëve.

Kur shihej se ndeshja ishte drejt fundit, Luis Alberto me një harkim në zonën e Atleticos e gjen Provedel, i cili shënon në minutën e 95’ për ta barazuar rezultatin në 1:1 dhe për t’ia siguruar skuadrës së tij një pikë tejet të vlefshme.

Golin e Provedel e gjeni më poshtë.

Fútbol on X: "Ivan Provedel's goal against Atletico Madrid with the Titanic music ? https://t.co/jmr4tkWY8C" / X (twitter.com)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024