Momenti i frikshëm kur uji përplaset me xhamat e një trageti teksa stuhia goditi Gjermaninë
Lexohet për: 2 min.
-640-0-capturejpg-1645134677
2 vite më parë
Linku u kopjua
Ky është momenti i tmerrshëm kur uji u përplas me dritaret e përparme të një trageti, ndërsa stuhia Ylenia goditi Gjermaninë me erëra me shpejtësi 94 milje në orë. Pamjet e marra nga brenda tragetit nga një pasagjer tregojnë se anija u godit "meshuplakë" teksa lundronte poshtë lumit Elba midis Hamburgut dhe Finkenwerder, përpara se një valë e madhe të depërtonte brenda saj.Pasagjerët e frikësuar u shfaqën të ulur në pjesën e përparme të tragetit kur uji u përplas me xhamin. Pamjet vijnë pasi të paktën katër persona u vranë për shkak të stuhive të forta që goditën Evropën Qendrore të enjten, 17 shkurt me erëra deri në 112 milje në orë që shkaktuan ndërprerje në udhëtime. Të paktën tre persona u duk se u rrëzuan nga vendet e tyre kur uji u përplas me anijen. Në pamje, harku i tragetit shihet duke u zhytur pasi është ngritur nga një valë,duke bërë që uji të ngrihet lart dhe të shpërthejë nëpër dritare. Pas këtij momenti të befasishëm pasagjerët shihen duke marrë gjërat e tyre dhe duke vrapuar drejt pjesës së pasme të tragetit në përpjekje për t'i shpëtuar përmbytjes. https://twitter.com/i/status/1494258259640963072
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025