Moment historik për NATO-n: Ushtarët finlandezë e suedezë kaluan kufirin së bashku për herë të parë
Lexohet për: 2 min.
Norvegjia
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Nordic 24 është një stërvitje ushtarake e forcave të NATO-s që hyri sot në një fazë të re dhe aleanca pa gjithashtu një moment historik në të cilin morën pjesë ushtarë finlandezë, suedezë dhe norvegjezë.

Ushtria e Norvegjisë, Finlandës dhe Suedisë kaloi kufirin nga Finlanda në Norvegji dhe qëllimi ishte të mbështeste aleatët, territori i të cilëve u sulmua nga armiku në një situatë fiktive.

Stërvitja ushtarake zhvillohet si pjesë e aleancës më të madhe të NATO-s pas Luftës së Ftohtë dhe përfshin një sërë aktivitetesh në brigjet e Norvegjisë, por edhe në vende të tjera të Evropës Veriore.

Me këtë rast u regjistrua një moment historik në të cilin morën pjesë ushtarët e Suedisë dhe Finlandës.

"Së bashku ne po e bëjmë Evropën Veriore më të sigurt dhe sot krahu verior i Evropës ka përfunduar. Trupat finlandeze dhe suedeze kaluan kufirin norvegjez për herë të parë si aleatë të NATO-s," tha ministri suedez i Mbrojtjes Pal Jonson.

Ministrat e mbrojtjes të këtyre tri vendeve ndoqën një stërvitje ushtarake në veri të Evropës dhe theksuan rëndësinë e stërvitjes nga pikëpamja logjistike.

"Me stërvitje si kjo, ne garantojmë aftësinë e NATO-s për të lëvizur trupat në vendin e duhur, në kohën e duhur dhe me shpejtësinë e duhur. Kjo është sigurisht shumë e rëndësishme për vendet e vijës së parë si Finlanda," tha ministri finlandez i Mbrojtjes Antti Hakkanen.

Në Nordic 24 marrin pjesë 4100 finlandezë dhe në stërvitje, përveç këmbësorisë dhe anijeve, marrin pjesë edhe një sërë avionësh luftarakë, veçanërisht F-18.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025