Moment historik, Kosova përfaqësohet në Paris edhe në Lojërat Paralimpike
Lexohet për: 2 min.
emini
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Për herë të parë Kosova do të përfaqësohet në Paris edhe në Lojëra Paralimpike. Në këtë sport, Kosova do të përfaqësohet nga atleti Grevist Bytyçi dhe sipas Presidentes së Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini është një arritje dhe moment historik për Kosovën.

“Sot ndodhemi para një momenti historik që ka realizuar ëndrrën tonë të kahmotshme. Për herë të parë në historinë e sportit tonë Kosova do të përfaqësohet në Lojërat Paralimpike ‘Parisi 2024’. Ky është një moment që nuk shënon vetëm një arritje për sportistët tanë, por edhe për të gjithë ne si komb. Rrugëtimi deri këtu ka qenë plot sfida, por fal partnerëve kjo po bëhet e mundur, një ëndërr që po realizohet...Është moment triumfi sepse e kemi vendimin zyrtar që Grevist Bytyçi do të jetë në hapjen Lojërave Paralimpike Botërore në Paris 2024”, theksoi Emini.

Moment krenarie kombëtare këtë arritje e quajti edhe zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, derisa u zotua se qeveria do t’i mbështesë sportistët me infrastrukturë dhe mjete financiare.

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guérot, me këtë rast deklaroi se lojërat në Paris janë një mundësi ideale për shkëmbim të përvojave ndërmjet Kosovës dhe Francës.

Kurse ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç u shpreh i bindur se Kosova do të ketë një përvojë të suksesshme në Paris.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024