Moisiu: Serbia mbështetet te Rusia, ne duhet të kemi përgatitje serioze ushtarake
Lexohet për: 2 min.
4y34y43
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu ka folur për çështjet e fundit zhvilluara në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ai në një intervistë për Euronews Albania ka komentuar edhe veton e Greqisë ndaj Shqipërisë, duke thënë se kjo lëvizje politike nuk i bën nder Athinës zyrtare, pasi “ne kemi qenë shumë korrekt në marrëdhëniet me fqinjët tanë”, ndërsa shtoi se Fredi Beleri është pretekst në këtë situatë.

“Me thënë të drejtën unë nuk jam njeri që nxis përplasje, që të nxis situata të vështira. Por Greqia, unë mendoj se duhet të bëjë kthesë. Nuk mund të vazhdohet në vitin 2023 me metoda të ’45-’50-ës. Beleri dihet se kush është, nuk po i futem kësaj. Por të mbash një figurë si Beleri për të krijuar përplasje mes dy vendeve fqinje që kanë shumë gjëra të përbashkëta, për mendimin tim përbën qëndrime politike të vjetruara. Sot që po tentojmë të futemi në BE, edhe Greqisë i bëhet mirë që Ballkani të pushojë se qeni në një  situatë ku mund  të ketë të papritura. Jo të bëhet pengesë për këtë punë. Vazhdimi i një lindje të tillë politik nuk i bën nder Greqisë. Ne kemi qenë  shumë korrekt në marrëdhëniet me fqinjët. Beleri është pretekst”, tha Moisiu.

Ish-presidenti foli edhe për sulmin në Banjskë në Kosovë, ku u shpreh se Serbia nuk ndërmerr asnjë hap pa mbështetjen e dikujt tjetër e në këtë rast, ajo mbështetet te Rusia.

“Serbia vetë nuk bën asgjë, i bën me ndihmën e Rusisë. Ne duhet të mendohemi si komb se si duhet të mbrohemi, pavarësisht se jemi pjesë e NATO-së. Duhet të kemi përgatitje serioze ushtarake dhe ekonomike”, tha Moisiu. /EuronewsAlbania

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024