Moisiu: Në Banjskë është përfshirë kokë e këmbë edhe shteti serb
Lexohet për: 2 min.
moisiu
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ish-presidenti Shqipërisë, Alfred Moisiu ka kritikuar qasjen e Serbisë karshi Kosovës. I njëjti ka kërkuar që Ballkani Perëndimor të bëhet me i sigurtë.

Moisiu është shprehur i shqetësuar nga sulmet e fundit që ndodhën në Banjskë të Zveçanit. Sipas tij, në atë sulm duket qartë se është përfshirë Serbia.

Ai tha se duhet të vazhdohen përpjekjet që palët të ulen në bisedime, porse ndaj Serbisë duhet kërkohet më shumë.

"Dihet që në fillim duhet të bëjmë Ballkanin Perëndimor më të sigurtë dhe pastaj të flasim për integrim. Pasi gjithë jemi të shqetësuar për pasigurinë e krijuar në vazhdimësi. Këto situata të cilat mund të mendohet se mund të shkohet me zgjidhje të gjata, duhet marrë më seriozisht si nga ne, ashtu edhe nga ata që mbajnë përgjegjësinë për ruajtjen e paqes në Evropë....Më 24 shtator në Banjskë, jo vetme plasi por ndodhën disa gjëra të pakuptueshme, Beogradi jo vetëm që nuk u dënua, por u shpall një dite zie për ata që u vranë...Pra, duket qartë se këtu është përfshirë kokë e këmbë edhe shteti serb, ", tha Moisiu.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024