Moisiu: Fjalimi i Ramës në KiE, mbrojti dinjitetin e shqiptarëve
Lexohet për: 1 min.
Moisiu
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ish-presidenti Alfred Moisiu tha se fjalimi i Kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Evropës në Strasburg, ishte me vlerë dhe duhet të bënte bashkë të gjithë shqiptarët.

Në një intervistë për Euronews Albania, Moisiu u shpreh se e ka mbështetur fjalimin e kryeministrit, pavarësisht kritikave, pasi mbronte dinjitetin e shqiptarëve përballë një poshtërsie që u është bërë, siç është akuza për trafik organesh.

“Është për të ardhur keq, e kuptoj që duhet kritikuar qeveria, por nuk duhen ngatërruar gjërat. Ka gjëra që duhen kritikuar, ka gjëra për të cilat duhet të jemi të gjithë bashkë. Kjo është poshtërsi që i bëhet popullit shqiptar, ka gjëra për të cilat duhet të bëhemi bashkë. Duhet të ishim dakord me të, se ai mbronte dinjitetin e vendit tonë”, tha Moisiu.

Moisiu u shpreh se “shqiptarët duhet ta mbrojnë dinjitetin e tyre, duhet ta kërkojnë edhe nëse u mohohet”, shkruan ATSH.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024