Modi: Modeli i qeverisjes globale duhet të ndryshojë
Lexohet për: 2 min.
MOdi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Modeli 80-vjeçar i qeverisjes globale duhet të ndryshohet, deklaroi kryeministri indian Narendra Modi sot teksa hapi samitin virtual në Nju Delhi “Zëri i Samitit Global të Jugut”, iniciativë e nisur nga India për t’u dhënë zë vendeve të jugut të globit që nuk janë pjesë e G20-ës.

”Hemisfera Jugore përballet me sfidën më të madhe. Tre e katërta e njerëzimit jeton në vendet tona. Ne duhet të kemi një zë të barabartë’’, deklaroi Modi në fjalimin e tij.

”Shumica e sfidave globale nuk janë shkaktuar nga ne, por na prek më shumë që kërkimi i zgjidhjeve nuk merr parasysh as rolin tonë, as zërin tonë”, shtoi ai.

“Pasojat ekonomike të pandemisë, tensionet gjeopolitike, rritja e çmimeve të ushqimeve, plehrave dhe karburanteve dhe fatkeqësitë natyrore të shkaktuar nga ndryshimet klimatike, kanë qenë shumë nga sfidat që janë përballur vendet tona’’, shtoi Modi.

Në fjalimin e saj në seancën paralele të aktivitetit, ministrja indiane e Financave, Nirmala Sitharaman shtoi se “India do të mbështesë kërkesat e Jugut Global në takimet e vendeve të G20-ës duke theksuar se nuk ka botë të parë apo të tretë, por një botë të vetme të përbashkët’’.

”Duhet të përballojmë së bashku ngadalësimin e ekonomisë, inflacionin, rrezikun e rikthimit të pandemisë dhe ato që rrjedhin nga konfliktet gjeopolitike”, shtoi ajo./ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024