Modelja zbulon “sekretin” e DiCaprio për femrat mbi 25-vjeçe
Magazina
Lexohet për: 2 min.
Modelja zbulon “sekretin” e DiCaprio për femrat mbi 25-vjeçe
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Prej vitesh ka pasur thashetheme se Leonardo DiCaprio braktis çdo femër kur ajo mbush 25 vjeç.

Në vitin 2016, aktori ishte i lidhur me Nina Agdal, por çifti u nda kur kjo e fundit  ishte 25-vjeç. Marrëdhënia e tij me modelen Camila Morrone përfundoi gjithashtu vetëm një muaj pas datëlindjes së saj të 25-të.

Në fillim të këtij viti, modelja e Playboy, Hieke Konings, tregoi se çfarë ndodhi gjatë një takimi me DiCaprion në një klub në Los Anxhelos, në të cilin mund të hyni vetëm me një ftesë, transmeton Unilad.

"E pashë të ulur në tavolinë me kapele të zezë. Ne bëmë kontakt me sy," tha Heike.

Ajo pretendon se menaxheri i DiCaprios i tha asaj se aktori donte të fliste me të, kështu që ajo shkoi në tavolinën e tij dhe shfrytëzoi rastin për ta pyetur për thashethemet për marrëdhëniet e tij me femrat nën 25-vjeç. Sipas saj, aktori e ka befasuar me përgjigjen e tij dhe “pranoi se ishte fajtor”.

Aktori i njohur prej disa kohësh është në lidhje me modelen italiane Vittoria Ceretti, e cila në qershor 2024 mbushi 26-vjeç. Mediat e huaja spekuluan se aktori po martohet pasi Vittoria është fotografuar me një unazë të madhe diamanti.

DiCaprio dhe Vittoria janë në lidhje qe nga vera e kaluar dhe kjo nuk është hera e parë që flitet për fejesën e tyre.

Vittoria në vitin 2020 u martua me Matteo Milleri, një DJ italian, por nuk dihet nëse ata u divorcuan për shkak të DiCaprio.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024