MLS hap hetim ndaj Beckhamit - transferimi i Casemiros te Inter Miami nën dyshime
Ndërkombëtar
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
MLS hap hetim ndaj Beckhamit - transferimi i Casemiros te Inter Miami nën dyshime
New Project - 2026-07-23T180933.009
23/07/2026 - 18:09
Linku u kopjua

Inter Miami e prezantoi Casemiron të mërkurën si transferimin e madh të verës - kontratë deri në fund të sezonit Sprint 2027 me opsion deri në qershor 2029, si lojtar i lirë pas 4 viteve te Manchester United.

Por vetëm pak minuta pas prezantimit, MLS doli me deklaratë bombë:

"Major League Soccer po shqyrton një akuzë për ndërhyrje të paligjshme ndaj Inter Miami CF. Liga po mbledh të gjitha informacionet relevante dhe nuk do të komentojë më tej derisa shqyrtimi të përfundojë. Edhe pse Inter Miami CF dhe LA Galaxy kanë arritur një marrëveshje për përparësinë e zbulimit për Casemiron, kushtet do të bëhen publike pas përfundimit të hetimit."

Problemi? Në MLS ekziston rregulli i "discovery rights" - të drejtat e zbulimit.

Një klub që e vendos një lojtar në listën e tij ka përparësi ekskluzive për të negociuar.

Casemiro ishte në listën e LA Galaxy, që do të thotë se Miami nuk duhej të fliste me të pa marrë më parë lejen.

Miami thotë se i bleu të drejtat nga Galaxy për rreth 750 mijë funte dhe klubet arritën një marrëveshje, por MLS thotë se "kushtet do të bëhen publike vetëm pasi të përfundojë hetimi për ndërhyrje të paligjshme".

Nuk është hera e parë që Miami bie ndesh me rregullat financiare të MLS. Në 2021 u gjobitën me 2 milionë dollarë për rastin Blaise Matuidi, kur raportuan rrogë false.

Casemiro, 34 vjeç, 5 herë fitues i Champions League me Realin, vjen pasi ndihmoi Manchester united të mbërrijë pozitën e tretë në Premier Ligë.

Tani do të bashkohet me Messin dhe De Paul te Miami - nëse i del viza dhe nëse hetimi nuk i prish planet.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026