Kompania anglo-polake “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L. L. C” me anë të një njoftimi ka thënë se Qeveria nuk është konsultuar fare me ta në lidhje me vendimin.
Kjo kompani e cila kishte planifuakr investime me vlerë prej 45 milionë euro ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për anulimin e vendimit e datës 13 dhjetor 2022 për dhënien e statusit të kësaj kompanie të investitorit strategjik.
Po ashtu në komunikatë thuhët se : Pas nxjerrjes së vendimit të Qeverisë nr 01/139, te datës 18 prill, MLK u përball me kërkesa të papritura për informacion shtesë dhe dyshime të pajustifikuara për kapacitetin e saj investues dhe projektin. Një sërë mesazhesh të paqarta iu dërguan përfaqësuesve të saj. Transparenca është baza e operacioneve të MLK-së, prandaj ne nuk mundem të përfshihemi në çdo komunikim jozyrtar, veprim ose aktivitete të tjera që janë kundër MLK-së dhe kodit të sjelljes së investitorit të saj.
“Është detyrimi ynë të njoftojmë Komisioni Evropian, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe përfaqësuesit e administrata amerikane e dështimit të procesit të investimeve në Kosovë dhe të paaftët proceset institucionale në atë vend. Përfaqësuesit ligjorë të investitorëve do të koordinojnë veprime të mëtejshme për këtë çështje. Si investitorë të Minierave MLK ne mbetemi të përkushtuar ndaj misionit tonë të përgjegjshëm dhe zhvillimi i qëndrueshëm i mineraleve kritike të nevojshme për transformimin e energjisë së gjelbër”, thuhet në komunikatë.
Asllani: Bordi i kompanisë ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë
“Pas marrjes së njoftimit zyrtarë nga Qeveria e Kosovës respektivisht nga MINT, Bordi i Moxico Luma Kosova Mining LLC ka mbajtur takim për të cilin si drejtor menaxhues nuk kam qenë pjesëmarrës. Pas shqyrtimit të njoftimit zyrtarë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe KIESA, Bordi i Moxico Luma Kosova Mining LLC ka lëshuar një deklaratë që është publike në faqen e kompanisë dhe aty është edhe qëndrimi i bordit. Unë si drejtor menaxhues e respektoj çdo vendim të bordit të kompanisë deri në këtë moment dhe të Qeverisë së Kosovës”, theksoi shkurt Asllani përmes telefonit për KosovaPress.
Lexo edhe : https://kosovapress.com/admin/per-dy-vjet-kosova-humbet-dy-investitore-strategjike/
MLK Investors e ka regjistruar kompaninë në Kosovë dhe ka dorëzuar aplikacionin për investitor strategjik në dhjetor të vitit 2019. Që nga fillimi i procesit të aplikimit, MLK u është përgjigjur të gjitha kërkesave të paraqitura nga KIESA dhe institucionet e Kosovës. Aplikimi ishte i kompletuar dhe projekti mori miratimin nga KIESA dhe rekomandimin pozitiv nga Komiteti Ndërministror në nëntor 2020. Megjithatë, institucioneve të Kosovës iu deshën edhe 2 vite që të zbatojnë të gjitha procedurat administrative dhe të nxjerrin vendimin nr. 04/112 të 13 dhjetor 2022 për dhënien e statusit të investitorit strategjik për MLK Mining LLC. Brenda periudhës së plotë të aplikimit (4 vjet), bazat ligjore të aplikimit të MLK-së asnjëherë nuk janë vënë në dyshim.
Po ashtu kjo kompani ka thënë se nuk do të investojë më në Kosovë.
“Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të kujdesshëm, me keqardhje të thellë, ne kemi vendosur të mos ndjekim asnjë investim të mëtejshëm në Kosovë. Përderisa ne besojmë se Kosova duhet të realizojë potencialin e saj investues, veprimet që janë drejtuar kundër kompanisë sonë dëshmojnë se institucionet e saj nuk mund të ofrojnë hapësirë transparente, të qëndrueshme dhe të drejtë për realizimin e investimeve të huaja. Prania e mëtejshme në këtë vend nuk do të përputhej me vlerat tona thelbësore dhe nuk do t’i shërbente interesit më të mirë të palëve tona të interesit”, thuhet në reagim.
Megjithatë, në njoftimin e kësaj kompani thuhet se përfaqësuesit ligjorë të investitorëve do të koordinojnë veprime të mëtejshme për këtë çështje.
Linku i plotë i komunikatës: https://mlkmining.eu/wp-content/uploads/2023/04/2023-04-21-STATEMENT-MLK.pdf