Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullahh Çeku në nderim të ditës së pavarësisë ka ndarë çmim kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli” dhe çmimet vjetore për letërsi për vitin 2023.
Në ceremoninë e mbajtur sot, çmimi kombëtarë për veprën jetësore "Azem Shkreli", iu dha autorit Anton Nikë Berishajt.
Ndërsa, çmimin për veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj, juria ka vendosur që mos të jepet për këtë vit për shkak të prurjeve të varfëra.
Autori Berisha pas marrjes së çmimit, tha se është i lumtur që ky çmim mban një emër të madh dhe se ky vlerësim për të, është arritja më e madhe.
Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore "Azem Shkreli" iu dha Anton Nikë Berishajt, çmimi për veprën më të mirë në prozë "Anton Pashku" iu dha Afrim Demirit, ai për veprën më të mirë në poezi "Ali Podrimja" iu dha Halil Matoshit dhe çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistike "Ibrahim Rugova" ndahet për dy autorë: Kuitim Shala dhe Nysret Krasniqi.