“Mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur”, Osmani takoi ish-presidentin George W.Bush
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Presidentja Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Teksas, ka zhvilluar një takim me presidentin e 43-të të SHBA-së, George W. Bush, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si dhe mbështetjen e tij  të vazhdueshme për vendin tonë. Osmani theksoi se presidenti Bush ishte një mbështetës i vendosur për pavarësinë e Kosovës, një mik dhe aleat i popullit të Kosovës, duke theksuar se në çdo kapitull të  Kosovës jeton trashëgimia e tij, e cila zanafillën e ka te paralajmërimi i Krishtlindjes i presidentit George H.W. Bush, babai të tij. Gjatë takimit në Institutin Bush në Dallas, presidentja Osmani shprehu mirënjohje të thellë për presidentin Bush, për mbështetjen dhe solidaritetin e tij për Kosovën, duke potencuar rolin e rëndësishëm të lidershipit të tij në shpalljen e pavarësisë.

"Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur", është fraza paralajmëruese e pavarësisë së Kosovës e  presidentit Bush në Tiranë më 2007, e cila do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur. “Presidenti Bush ishte lajmëtari i pavarësisë së Kosovës”, tha Osmani. Ajo ka theksuar se aleanca e Kosovës me SHBA-të është testament për vlerat e përbashkëta dhe përkushtimin ndaj lirisë dhe demokracisë. Ndërkaq presidenti Bush foli me respekt për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë dhe rrugëtimit për shtetet-ndërtim, konsolidim dhe forcim të pozitës ndërkombëtare. Ai ripohoi miqësinë e tij të qëndrueshme me Kosovën, duke e shprehur besimin për një të ardhme edhe më prosperuese ku Kosova është e integruar në strukturat euroatlantike.

A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
677
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024