PZAP-ja dënon me 3 mijë euro LVV-në
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Kurti Peje
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) e ka dënuar me 3.000 euro partinë në pushtet - Lëvizjen Vetëvendosje, për shkelje të “Kodit të Mirësjelljes” gjatë fushatës zgjedhore.

vendimin e PZAP-së thuhet se dënimi vjen për shkak të gjuhës fyese që kryeministri Albin Kurti e ka përdorur gjatë një tubimi elektoral më 13 janar në Pejë.

Vendimi vjen pas ankesës së LDK-së të cilën PZAP e ka pranuar pjesërisht.

PZAP ka konstatuar se Kurti ka përdorur gjuhë fyese e dengruese duke nxitur urrejtje ndaj kësaj partie.

“Prandaj, kur na rastis të dëgjojmë ndonjë udhëheqës të ‘Ldkyhit’ që thotë se po i pëlqen populli, populli ka simpati për ta, kjo mi përngjan asaj mizës që thoshte kudo që po shkoj, po më presin me duartrokitje”, tha Kurti më 13 janar gjatë tubimit në Pejë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025