Mixha i të ndjerit Lulzim Fejzullahu i jep besë një muaj familjes së dorasit
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Rrahim Fejzullahu, mixha i të ndjerit Lulzim Fejzullahu, e nderojë Zotin e kombin tonë me dhënie të besës një muaj nga sot për familjen e dorasit.

Kështu ka shkruar kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari, duke u lutur që Zoti ta mëshirojë Lulin dhe ta bekojë familjen e Rrahimit.

18 vjeçari Lulzim Fejzullahu, nga Podujeva, më 14 janar u godit me veturë nga persona të dyshuar të cilët më pas e rrahën për vdekje me shufra metalike.

Fejzullahu u dërgua për trajtim në Spital, pasi mori lëndime jashtëzakonisht të rënda, ku pas disa ditë ndërro jetë.

Lidhur me rastin gjykata ka vendosur paraburgim nga një muaj për dy të dyshuarit të mitur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024