Miss i ri i Buenos Aires është 60-vjeç
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Alejandra Marisa Rodríguez është 60 vjeç dhe Miss Universe e re e Buenos Aires. Alejandra, me profesion gazetare dhe juriste, fitoi titullin e gruas më të bukur në Buenos Aires, duke e kualifikuar në garën Miss Universe Argentina. Avokates dhe gazetares iu dha mundësia për të konkurruar në konkursin Miss Universe pasi kufiri i moshës, i cili ka qenë në fuqi që nga viti 1958, u hoq në fund të vitit 2023, që do të thotë se konkursi nuk kufizohet më për konkurrentët e moshës 18 deri në 28-vjeç. Tani, gjithçka që kërkohet është që garuesit të jenë në moshë madhore dhe Alejandra pa një mundësi dhe aplikoi dhe mundi vajza shumë më të reja.

“Jam shumë e emocionuar dhe e nderuar që fitova titullin. Dua t'u tregoj të gjitha femrave se bukuria nuk lidhet me moshën dhe se ne mund të thyejmë barrierat”, tha ajo. Alejandra zbuloi se e ruan bukurinë e saj përmes ushtrimeve dhe një diete të shëndetshme dhe kujdesit të fytyrës. Ajo është e divorcuar dhe me shaka tha se ky fakt i ka kontribuar suksesit të saj në konkurs. “Mendoj se juria e pa besimin dhe pasionin tim për të përfaqësuar gratë e brezit tim. Bukuroshja nuk ka datë skadence. Për të qenë e bukur, thjesht duhet të besosh te vetja dhe të jesh autentike”, ka shpjeguar ajo. Më 25 maj zhvillohet Miss Argjentina dhe shumëkush shpreson që ajo të fitojë titullin e argjentinases më të bukur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024