Misioni përcjellës për zgjedhje nga BE vizitoi PDK-në, diskutuan për reformën zgjedhore e zgjedhjet në veri
Lexohet për: 2 min.
ggg
2 vite më parë
Linku u kopjua

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, bashkë me deputetet Eliza Hoxha, Blerta Deliu-Kodra si dhe sekretarin për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi, sot pritën në takim delegacionin e misionit përcjellës të zgjedhjeve të BE-së në Kosovë, në krye me eurodeputetin Lucas Mandl.

Pas vendimit të djeshëm të ambasadorëve të BE-së për fillimit e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, siç u bë e ditur në komunikatë, Çitaku e falënderoi eurodeputetin Mandl për angazhimin dhe përkushtimin konsistent në avancimin e kësaj agjende.

Në këtë takim, siç bëri të ditur PDK, u diskutua edhe për gjendjen aktuale politike në vend, në veçanti për procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor si dhe për reformën zgjedhore në vend.

Çitaku tha se PDK me shpalljen e këtyre zgjedhjeve, ka qenë e para që e ka dëshmuar gatishmërinë për të qenë pjesë e këtij procesi me kandidatë për katër komunat në veri.

“PDK pret një proces zgjedhor të qetë ku zyrtarëve të angazhuar nga KQZ dhe qytetarëve me të drejtë vote, nuk do t’iu cenohet siguria. PDK si lidere e opozitës në Kosovë është prijetare dhe nxitëse e reformave të nevojshme në legjislacionin për zgjedhjet në Kosovë, gjithmonë duke marrë parasysh rekomandimet e dala nga misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian.”, u bë e ditur tutje në komunikatën e PDK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025