Me 90 vota për as një kundër dhe as një abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999”.
Rezolutën para deputetëve në Kuvend, e prezantoi dhe e arsyetoi deputeti i PDK-së, Nait Hasani.
KUVENDI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS:
1. THEKSON se është përgjegjësi e institucioneve të Republikës së Kosovës që të kryejn hulumtimin dhe dokumentimin e krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. Të vetmet të dhëna të konfirmuara mbi krimet e Serbisë në Kosovë, janë të dhënat zyrtare nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë;
3. NDERON me përulje sakrificën sublime të popullit shqiptar, të të gjithë dëshmorëve të kombit, të rënëve e të gjithë atyre që në çfarëdo mënyrë kontribuan dhe u sakrifikuan për liri e pavarësi;
4. DËNON çfarëdo përpjekje zyrtare ose tjetër, si dhe çfarëdo deklarimi të zyrtarëve publikë që synon ose angazhohet për amnistimin e Serbisë nga përgjegjësia për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë;
6. DËNON nismat si ekspozita e fundit e organizuar në hapësirat publike në Prishtinë, që, me pasaktësitë në të dhëna mbi masakrat e Serbisë në Kosovë, nxisin reagime të gjera dhe provokojnë ripërjetimin e dhimbjeve duke rrezikuar deformimin e të vërtetës dhe fakteve historike;
7. FTON Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, që sa më parë të hulumtojë dhe të dokumentojë të dhënat e sakta mbi masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë dhe të pasqyrojë të vërtetën historike në mënyrë të saktë dhe të plotë;
9. MBËSHTET dhe inkurajon përgatitjet për të paditur Serbinë për krimet gjenocidale të kryera në Kosovë;
10. FTON organet e drejtësisë që të zhvillojnë një hetim të plotë, të pavarur dhe të paanshëm lidhur me praninë eventuale të elementeve penale në rastin e prezentimit të të dhënave të pasakta dhe të zbardhen deri në fund rastet e mundshme të kësaj natyre;
12. OBLIGON institucionet përgjegjëse që çdo aktivitet publik, ekspozitë apo publikim që trajton periudhën e luftës, të bazohet në burime të verifikuara dhe të konfirmuara nga Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, ndonjë institucion kërkimor shkencërisht kredibil si dhe në vendime përfundimtare të institucioneve të drejtësisë, për të shmangur çdo interpretim që cenon dinjitetin e viktimave dhe të vërtetën e luftës çlirimtare;
13. INKURAJON komunitetin akademik, shoqërinë civile dhe studiuesit që të kontribuojnë në dokumentimin e saktë dhe të bazuar në fakte të historisë së luftës në Kosovë;
15. KËRKON që Kuvendi dhe çdo institucion tjetër qendror apo lokal në Republikën e Kosovës, para se të mbështes financiarisht apo në çfarëdo mënyre, aktivitete që kanë për qëllim prezentimin e periudhës së luftës apo që përmbajnë elemente nga periudha e luftës, që të sigurohen për përmbajtjen e materialeve, saktësinë e të dhënave dhe të vërtetën historike;
16. NDALON financimin apo mbështetjen e organizatave që realizojnë ose promovojnë projekte që deformojnë të vërtetën historike dhe fyejnë viktimat;
Pas miratimit të rezolutë, PDK-ja në një komunikatë tha se kjo rezolutë, e cila mori mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare, dëshmoi se për çështjet që lidhen me sakrificën dhe historinë kombëtare mund dhe duhet të ketë unitet të plotë institucional. /A. Shala/