Me 62 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë projektbuxhetin për vitin 2024.
Me akuza e kundër akuza Qeveri-opozitë është përcjellë seanca e sotme maratonike plenare prej më shumë se dhjetë orëve për shqyrtimin të projektbuxhetit.
Kurti deklaroi se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë i mbrojtjes dhe sigurisë, ku kanë paraparë 370 milionë euro. Ai theksoi se janë planifikuar tre milionë euro për Luginën e Preshevës dhe 742 milionë për komunat e Kosovës.
Kurti po ashtu tha se buxheti i vitit të ardhshëm është “buxhet i komunave”, ku theksoi se tre milionë euro janë paraparë për Luginën e Preshevës.
Kryeministri Kurti theksoi se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë prioritet sa i përket nevojave të qytetarëve dhe për një ekonomi më të fortë.
Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë bërë me dije se nuk do ta përkrahin projektbuxhetin, pasi sipas tyre, nuk paraqet interesat e qytetarëve të Kosovës.
Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e quajti zvogëlim real të pagave rritjen e koeficientit nga 105 në 110 euro, teksa shprehu shqetësimin për mohimin e pagesave shtesë për rrezikshmëri për Policinë e Kosovës dhe mosndarjen e asnjë shtese për Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) tha se është përkeqësuar struktura e buxhetit dhe investimet kapitale kanë rënë në 16 për qind, ndërkohë që ka rritje masive të subvencioneve dhe ulje të investimeve kapitale.
Kurti kërkon mbështetje për projektbuxhetin: Buxheti për mbrojtje dhe siguri - KosovaPress
PDK nuk e përkrah projektbuxhetin e vitit 2024 - KosovaPress
Projektbuxheti për vitin 2024, Kurti përplaset me deputetët opozitarë - KosovaPress
Projektbuxheti, Sveçla: Policia asnjëherë nuk ka pasur investime më shumë sesa tani - KosovaPress
Haradinaj kritikon qeverinë për ndarjen e buxhetit 2024 - KosovaPress
Hoti: Deri në fund të vitit do të shpenzohen 8,1 miliardë euro - KosovaPress