Miratohet në parim Instituti i Krimeve të Kryera gjatë luftës
Lexohet për: 1 min.
votimi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë, projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë. Pas debatit mes pozitës dhe opozitës, me 58 vota për, ky projektligj ka marrë mbështetjen në lexim të parë.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka njoftuar se në votim kanë votuar  kundër katër deputetë.

“Me 58 vota për, 4 kundër dhe asnjë abstenim konstatojë se projektligji miratohet”, ka thënë Bogujevci.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024