Organizata e Veteranëve të Luftës ka reaguar pas miratimit të Projektligjit që përcakton pagën minimale, e i cili nuk përfshinë edhe rritjen e pensioneve për veteranët. Ndërkohë për të enjten ka paralajmëruar protestë gjithëpopullore.
Sipas OVL të UÇK-së, deputetët vepruan kundërligjshëm e kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tyre, dalja sa më masive në protestë, nënkupton mbrojtje të institucionit më të lartë, luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kategorive të saj.
“Ata vepruan sot edhe kundërligjshëm e kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, pra kundër ligjit 05/L-141 i cili thotë në nenin 16 A pika 3.1. ‘Deri në kategorizimin përfundimtar të listës së Veteranit Luftëtar të UÇK-së, skema pensionale zbatohet siç është paraparë me ligjin bazik’, pra ligji bazik është ai që i lidhë veteranët me pagën minimale”, thuhet po aty.