Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, i ka akorduar titullin anëtar nderi ambasadorit të Shqipërisë në largim Qemal Minxhozi, për kontributin e dhënë në bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe përkrahjes së aktiviteteve të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan”.
Ky titull Minxhozi i është dhënë me rastin e përfundimit të mandatit të tij si ambasador i Shqipërisë në Kosovë.
Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, uron Petrit Malajn si ambasador të ri të Shqipërisë në Kosovës, për çka presin bashkëpunim sikur me ish-ambasadorët Lauka e Minxhozi, njofton Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan.
Minxhozi: Kosova ka përparuar shumë, do të bëhet edhe më e fortë - KosovaPress
Haradinaj e dekoron ambasadorin Minxhozi me medalje - KosovaPress