Ministrja Hajdari përplaset me deputetët opozitarë në Komisionin për ekonomi
Lexohet për: 2 min.
komisioni-190324
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar në mbledhjen e sotme  Projektligjin për Inspektoratin qendror të mbikëqyrjes së tregut dhe Projektligjin për mbrojtjen e konsumatorit.

Debat dhe tensione mes ministres së Industrisë, Rozeta Hajdari dhe deputetët opozitarë nxiti Projektligji për inspektoratin, ku ministrja theksoi se përmes të njëjtit kompetencat për inspektoratin do të barten në nivel qendror, derisa shtoi se inspektorët aktual në nivel komunal do të sistemohen në bazë të nevojave të komunave.

Por me një dispozitë të tillë nuk u pajtua kryetari i Komisionit, deputeti Ferat Shala, i cili tha se de-facto po largohen inspektorët komunal nga struktura ligjore.

Kundër u shpreh edhe deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, e cili kërkoi një zgjidhje që inspektorët komunal të kalojnë në kuadër të ministrisë.

Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se ky ligj është i mjegullisë dhe centralizimit të punës së inspektoratit.

Gjatë tërë mbledhjes së komisionit, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku dhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, debatuan pa mikrofon me këshilltarin e ministres Hajdari, Kushtrim Dakaj. Për këtë arsye, kryesuesi i komisionit, Ferat Shala e përjashtoi atë nga mbledhja.

Në lidhje me këtë reagoi edhe ministrja Hajdari, e cila tha se këshilltari i tij reagoi pasi deputetët Lekaj dhe Bunjaku vazhdimisht e kishin bullizuar dhe sharë atë.

Krahas kësaj, komisioni shqyrtoi edhe Projektligjin për mbrojtjen e konsumatorit, ku u tha se qëllimi është krijimi i një ambienti më të sigurt dhe fuqizim i konsumatorit./KosovaPress/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024