Në një tubim parazgjedhor në North Rhine-Westphalia, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock u gjend nën “sulmin” e vezëve.
Derisa ajo po merrte fjalën në tubim për të mbështetur kandidaten e Gjelbër Mona Neubauer, një grua nga audienca hodhi me vezë në drejtim të saj.
“Mund të hedhësh vezë sa të duash”, tha ajo, duke shtuar se nuk do të linte askënd ta frikësonte. Ajo i tha gruas që hodhi vezët se kishte të drejtë për mendimin e saj, por ajo nuk zgjodhi mënyrën më të mirë.
Policia njoftoi më pas se “veza ka humbur objektivin”, por edhe se ndaj “hedhësit të vezëve” ka bërë kallëzim penal për tentativë për të shkaktuar lëndim trupor.
FM Annalena Baerbock with reflexes of a winger. “You can throw as many eggs as you like” pic.twitter.com/IwlugKsRSu
— Trent Murray (@trent_murray) May 9, 2022