Ministrja Gërvalla niset për Mynih, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, e cila mbahet për tri ditë radhazi në Mynih të Gjermanisë.

Në njoftim thuhet se në margjinat e kësaj konference, e cila mbledh çdo vit përfaqësuesit më të lartë të shteteve dhe ekspertët e sigurisë, Ministrja Gërvalla përveç pjesëmarrjes në panele diskutimi, do të mbajë takime bilaterale me homologë nga shtete të ndryshme të Evropës dhe botës, eurodeputetë, deputetë nga shtete të ndryshme, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, shoqërisë civile, mediave etj.

"Konferenca e Mynihit, si një prej ngjarjeve më të mëdha rreth sigurisë për rendin global, teknologjinë, qëndrueshmërinë dhe rrjetet e bashkëpunimit, është një mundësi e mirë për të paraqitur qëndrimet, për të diskutuar sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, politikat dhe veprimet që duhet ndërmarrë si dhe koordinimin me shtetet aleate në ruajtjen dhe promovimin e sigurisë në rajon, Evropë dhe botë", thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025