Ministrja franceze në lumin Sena, donte të provonte se uji ishte i pastër për Olimpiadë
Lexohet për: 2 min.
r3r3r3
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja franceze e Sporteve Amelie Oudea-Castera ka notuar sot në lumin Sena në Paris, duke dashur të tregojë se lumi është mjaft i pastër për garat e notit në distancë gjatë Lojërave Olimpike.

Më herët ministrja deklaroi se mbajtja e garës në Sena do të jetë ngjarja e shekullit dhe se duhet të ndodhë për shkak të trashëgimisë franceze. Lumi Sena u përdor për gara gjatë Lojërave Olimpike në Paris në 1900.

Pasi u mësua se Sena mund të përdoret sërish këtë verë, u fol shumë për pastërtinë e saj.

Javët e fundit, shumë studime dhe analiza kanë treguar se ai nuk përmbush plotësisht standardet higjienike për notin dhe arsyeja kryesore për këtë ishin reshjet e shpeshta në kryeqytetin francez.

Ditët e fundit në zonë ka mbizotëruar mot i thatë, i cili ka ulur nivelin e ndotjes, ndërsa parashikimet e mëtejshme tregojnë se moti i thatë duhet të mbetet kryesisht.

“Të gjitha matjet në 12 ditët e fundit kanë treguar se lumi është i përshtatshëm për not”, tha Pierre Rabadan, një përfaqësues i autoriteteve të qytetit të Parisit, i cili shtoi se organizatorët nuk kanë frikë nga anulimi i garës në Sena.

Kryebashkiaku i Parisit Anne Hidalgo premtoi gjithashtu se do të notonte në lumin Sena. Lojërat Olimpike fillojnë më 26 korrik dhe zgjasin deri më 11 gusht.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024