Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në kuadër të fushatës “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në familjë”, kanë vizituar dy shkolla në Gjakovë.
Në kuadër të aktiviteteve kundër dhunës në familje, ministret Nagavci dhe Haxhiu biseduan me nxënës të Komunës së Gjakovës
Me këtë rast, ministrja Nagavci theksoi se dhuna e çfarëdo lloji është e papranueshme dhe ajo duhet të raportohet.
Ajo tha se shkolla është vendi më i mirë ku mund të punohet në edukim dhe parandalim të dhunës.
Ndër të tjera, ministrja Nagavci ka folur edhe për veprimet që merr në vazhdimësi MAShTI, përfshirë fushata vetëdijësuese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës në baza gjinore.
Ndërsa, ministrja Albulena Haxhiu tha se raportimi i dhunës është obligim i secilit, sepse vetëm duke bashkëpunuar do të mund të minimizojmë dhunën dhe të ndërgjegjësojmë shoqërinë.