Ministrja britanike dha dorëheqjen pasi dërgoi dokument zyrtar nga posta private
Lexohet për: 2 min.
e37dbba3-05b8-42b1-ae1e-e2a92ddfef3c
2 vite më parë
Linku u kopjua

Suella Braverman dha dorëheqjen si ministre e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar sot, duke thënë se ajo duhej të largohej pasi kishte thyer rregullat e qeverisë, por gjithashtu e shqetësuar për drejtimin e qeverisë së kryeministres Liz Truss.

Një tjetër ministre është larguar nga qeveria në më pak se një javë, me largimin e Suella Braverman që i ka bërë presion Truss-it, ndërsa ajo lufton për të qëndruar në pushtet vetëm gjashtë javë pasi erdhi në Downing Street.

"Kam bërë një gabim, pranoj përgjegjësinë; jap dorëheqjen," tha Braverman në letrën e saj drejtuar Liz Truss, e cila u postua në Twitter.

Ajo largohet sepse i ka dërguar një dokument zyrtar nga emaili privat kolegut të saj parlamentar

Ajo tha se i kishte dërguar një dokument zyrtar nga adresa e saj private e-mail një kolegu parlamentar, duke shtuar se ishte një "shkelje teknike" dhe prandaj "është e drejtë që unë të shkoj".

Truss, e cila u bë kryeministre më 6 shtator, së pari mblodhi një qeveri me anëtarë të lartë besnikë ndaj krahut të saj liridashës të Partisë Konservatore.

Por nisja e programit ekonomik tashmë të anuluar e detyroi kryeministren të shkarkojë ministrin e Financave Kwasi Kwarteng dhe të emërojë Jeremy Hunt si zëvendësues të tij. Hunt mbështeti kundërshtarin e Liz Truss në luftën për postin e kryeministrit, Rishi Sunak.

Guardian raportoi se ish-ministri i transportit Grant Shapps, i cili gjithashtu mbështeti Sunak, ishte një zëvendësues i mundshëm për Braverman.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025