Ministria e Bujqësisë zgjat deri më 31 korrik afatin për aplikim në Pagesat Direkte 2026
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ministria e Bujqësisë zgjat deri më 31 korrik afatin për aplikim në Pagesat Direkte 2026
armend muja me grure
23/07/2026 - 14:53
Linku u kopjua

Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur të enjten se ka zgjatur edhe për 10 ditë afatin për aplikim në Programin e Pagesave Direkte 2026, duke u dhënë fermerëve më shumë kohë për të përfunduar procedurat e aplikimit.

Sipas vendimit të ministrit Armend Muja, afati shtesë ka hyrë në fuqi më 22 korrik dhe do të zgjasë deri më 31 korrik 2026, në orën 16:00, transmeton KosovaPress.

Aplikimet vazhdojnë të pranohen në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në komunat përkatëse.

Përmes një njoftimit, MBPZhR ka treguar se Programi i Pagesave Direkte 2026 është ridizajnuar në përputhje me harmonizimin gradual me Politikat e Përbashkëta Bujqësore të Bashkimit Evropian dhe përfshin katër shtylla kryesore të mbështetjes.

Ato janë pagesa bazë për të ardhura sipas sipërfaqes për kulturat bujqësore të pranueshme, pagesat rishpërndarëse për hektarët e parë të fermës dhe fermerët e rinj, pagesat e lidhura me prodhimin dhe cilësinë për sektorët prioritarë të bujqësisë dhe blegtorisë, si dhe eko-skema për prodhimin organik dhe praktikat e qëndrueshme bujqësore.

Ministria u ka bërë thirrje fermerëve që ende nuk kanë aplikuar të shfrytëzojnë afatin shtesë dhe të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas kategorisë së mbështetjes për të cilën aplikojnë.

Po ashtu, rikujtohet se kriteret e pranueshmërisë dhe dokumentacioni i kërkuar ndryshojnë sipas sektorëve dhe masave mbështetëse, ndërsa kontrollet administrative dhe ato në terren do të zhvillohen në përputhje me dispozitat e Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2026 për Pagesat Direkte në Bujqësi.

Për informata shtesë lidhur me kriteret, dokumentacionin dhe procedurat e aplikimit, fermerët janë inkurajuar t'u drejtohen MBPZhR-së, Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) ose Drejtorive Komunale për Bujqësi. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026