Turqia mbështet përpjekjet e Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, dhe rruga e vetëm në këtë drejtim është dialogu. Kështu është shprehur ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan pas takimit që zhvilloi sot në Kosovë me homologen e saj kosovare, Donika Gërvalla.
Ministri Fidan u shpreh se shteti turk ka marrëdhënie të mira me shtetin e Kosovës, derisa u zotua në thellimin e raporteve në aspektin ekonomik, politik e kulturor.Para mediave, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla u shpreh se shteti turk e ka mbështetur Kosovën vazhdimin në fuqizimin e saj ndërkombëtar.
Ajo theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë janë të bazuara në miqësi të gjatë dhe do të punojnë të thellohen edhe më tej.Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan krahas homologes së tij, Donika Gërvalla sot do të takohet edhe me presidenten e Kosovë, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.
Vizita e ministri turk po ndodh në vazhdën e vizitave të tij në rajon, ku ditë më parë ishte për vizitë edhe në Maqedoninë e Veriut.