Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, janë në vizitë zytrare në “Eurosatory 2024”, në panairin më të madh të industrisë së mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, që u hap në Paris të Francës.
Në njoftim thuhet se qëllimi i vizitës së delegacionit të shtetit të Kosovës është që të avancojnë aftësitë mbrojtëse të ushtrisë dhe policisë së vendit, në mënyrë që të jenë të gatshëm të përballen me çdo kërcënim dhe të sigurojnë siguri për qytetarët, për rajonin dhe më gjërë.
Më tej thuhet se fuqizimi i institucioneve të sigurisë vjen si domosdoshmëri pas sfidave të shumta të sigurisë globale, e një qeveri si ajo e Serbisë që mbështet dhe financon terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurtë të vendit tonë është domosdoshmëri.