Ministri Murati flet për këmbimin e pronave në kryeqytet
Biznes
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati e ka bërë përgjegjëse udhëheqësinë e Komunës së Prishtinës për vendimin e këmbimit të pronave në kryeqytet. Sipas tij, nuk i takon ministrisë që ai drejton të mbajë qëndrim sa i takon kësaj çështje.

Ai në konferencë për media, u shpreh se është grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje që kanë deklaruar se kjo është shkelje dhe se kanë kërkuar anulim të vendimit. 

“Këmbimi i pronave, vendimet dhe të gjitha këto merren nga Komuna e Prishtinës. Andaj, çfarëdo përgjigje që kërkohet në këtë aspekt do ta kërkoni tek Komuna e Prishtinës, më saktësisht tek udhëheqësia e Komunës së Prishtinës nëse keni pretendime që ka pasur shkelje apo keqpërdorime të tilla. Prandaj, nuk i takon Ministrisë së Financave të mbaj qëndrim, apo të përfshihet në një diskutim i cili ka edhe pretendime të pasakta”, deklaroi Murati. /Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete?
E mirë
Mesatare
E dobët
Voto
66
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024