Ministri Murati dhe përfaqësues të ASK-së raportojnë në komisionin për buxhet
Lexohet për: 1 min.
0 Komisioni per buxhet 31032022 (2 of 4) (1)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të mbajë mbledhjen e radhës, ku ndër të tjera është paraparë edhe raportimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati, si dhe përfaqësuesit e Agjencisë së Statistikave. Këta të fundit do të raportojnë lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë.

Mbledhja nis në orën 11:00, në Kuvendin e Kosovës, ku është paraparë edhe votimi i kërkesës së RTK-së për ndarjen e mjeteve për periudhën tetor-dhjetor 2023, vazhdimi i shqyrtimit të raportit vjetor financiar të Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit për vitin 2022, por edhe Projektligji për administrimin e procedurave tatimore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024