Ministri Murati: Blerja e librave nga prindërit ka efekte pozitive
Lexohet për: 2 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati konsideron se mënyra e mëparshme ku nxënësit furnizoheshin me libra çdo vit ka pasur efekte negative, përkundër qëllimit fisnik që mund të ketë pasur. Sipas tij, me shtypjen e librave çdo vit dhe shpërndarjen e tyre tek nxënësit, ka ndikuar në aspektin e cilësisë dhe në shpenzimet e buxhetit. Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, ministri Murati vlerësoi si metodë më të mirë, blerjen e librave nga vetë prindërit, ngase sipas tij tekstet zgjidhen me më kujdes sa i përket cilësisë dhe mund të ruhen për disa vite që të përdoren nga gjeneratat e tjera.

Gjatë seancës plenare, në të cilën po diskutohet për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar  për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit, Murati potencoi se koha kur prindërit blinin vetë tekstet shkollore për fëmijët, ndonëse ka qenë i imponuar si mekanizëm, ka pasur efekte pozitive. /Z.Zeneli/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024