Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari do të marrin pjesë në Konferencën vjetore dhe panairin “AUSA 2022”
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari udhëtuan për në SHBA për të marrë pjesë në Konferencën vjetore dhe panairin “AUSA 2022”. Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.

Një njoftim thuhet se, me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (AUSA), ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, udhëtuan për në Ëashington për të marrë pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2022”.

Përveç takimeve gjatë panairit me përfaqësues të kompanive të industrisë amerikane të mbrojtjes, Ministri Mehaj dhe Gjeneral Jashari do të takohen edhe me Drejtorin e Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA) dhe James Hursch, Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare, Gjeneral Daniel R. Hokanson.

Gjithashtu, gjatë vizitës katër ditore pritet të takohen edhe me personalitete tjera të larta politike e ushtarake, si dhe përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Vizita përkatëse e Ministrit Mehaj dhe Gjeneral Jasharit është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shpreh fuqishëm partneritetin tonë shumë të ngushtë me SHBA-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024